Në kërkim të një portieri, Salernitana kthen sytë nga kombëtarja “kuqezi”

12/12/2022 15:19

Etrit Berisha është në listën e Salernitana-s për muajin janar. Klubi nga Campania është në situatë të vështirë për shkak të dëmtimit të Luigi Sepe.

Në një situatë të tillë Salernitanës i duhet që urgjentisht të gjejë një portier që në merkaton e janarit, për vazhdimësinë e pjesës së dytë të sezonit të Seria A.

Nga Italia raportohet se në listën e këtij klubi është edhe gardiani i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Top Channel