Motrat Kardashian-Jenner janë influencueset më të mëdhaja në histori.
Nga rrobat, shtëpitë e deri te makinat luksoze, motrat e ‘Keeping up with the Kardashians’ e kthejnë gjithçka që prekin në modë.
Së fundmi një fanse e Kim Kardashian u përpoq të kishte të njëjtat të pasme si të yllit televiziv, por operacioni i saj ishte aq i ndërlikuar sa për pak sa nuk ndërroi jetë.
Influencuesja Rachel Vasquez shpenzoi 10 mijë euro për këtë operacion dhe e cilësoi si një nga vendimet më të këqija që ka marrë ndonjëherë. Modelja në Instagram ka shpjeguar se në moshën 23-vjeçare ka kursyer një shumë të madhe parash për t’iu nënshtruar një ndërhyrje ‘BBL’, e njohur edhe si ngritja braziliane e të pasmeve. Ky operacion konsiston në rritjen e madhësisë së vitheve.
Vasquez ka rrëfyer se për shkak të presionit që kishte për t’u dukur si Jennifer Lopez apo Kim Kardashian, durimi i saj u sos dhe nuk u kujdes që t’i nënshtrohej operacionit në përputhje me të gjitha rregullat shëndetësore.
Influencuesja u operua nga një kirurg i cili nuk kishte një certifikatë nga shoqata zyrtare mjekësore, që do të thoshte se Rachel duhej të shtrohej në spital në Los Angeles për shkak të sasisë së madhe të gjakut që kishte humbur gjatë procedurës.
Rachel tani është e shëndetshme dhe ka shpjeguar se dëshiron të ndajë historinë e saj për të parandaluar gratë e tjera që të kalojnë të njëjtën agoni nëpër të cilën ka kaluar ajo.
Top Channel