Nëse nuk e keni bërë deri më sot duhet ta bëni, kufjet në vesh dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar teksa stërviteni

10/12/2022 18:17

Të dëgjoni muzikë teksa ushtroheni në natyrë apo në palestër është gjëja më e mirë që mund të bëni, kjo sipas ekspertëve.

Sipas terapistes muzikore Ronna Kaplan, muzika është pozitive për shëndetin mendor në shumë mënyra. Lëvizja e trupit përputhet natyrshëm me ritmin e këngës, gjë që mund t’ju ndihmojë të qëndroni në një ritëm të caktuar. Ka një arsye pse këmba fillon të trokasë ose supet fillojnë të lëvizin sapo shfaqet një këngë.

Sipas Joy Allen, drejtor i Institutit të Muzikës dhe Shëndetit në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston, kjo është për shkak të tërheqjes ritmike, e cila është një “përgjigje e pavetëdijshme”. Muzika që dëgjoni gjatë stërvitjes ndihmon në motivim dhe ka disa gjëra pas këtij motivimi. Së pari, ndoshta dëshironi të dëgjoni këngën tuaj të preferuar gjatë stërvitjes, e cila mund t’ju mbajë në stërvitje për më gjatë.

Së dyti, do të jeni të interesuar të dëgjoni atë që vjen më pas, gjë që gjithashtu do t’ju mbajë të lëvizni më gjatë se zakonisht. Muzika largon gjithashtu vëmendjen nga stërvitjet e vështira. Ndërsa këndoni teksa dëgjoni muzikën ose nxitni kujtime të ndryshme, këngët ju lejojnë të endeni nëpër rutinën tuaj të stërvitjes, kështu që nuk keni nevojë të mendoni se sa e vështirë është stërvitja juaj.

Ndoshta ju vetë jo, por me siguri keni në rrethin tuaj shoqëror miq që “lënë kokën” pas muzikës dhe e kanë të pamundur të rrinë në një ambient ku mbizotëron qetësia. Sipas ekspertëve, zhurma në sfond shërben si shpërqendrim. Kjo është një mënyrë e efektshme, ku ne mbushim kapacitetin tonë të vëmendjes deri në maksimum me stimuj të tjerë, në përpjekje për të mos pasur më burime rezervë për gjërat që po përpiqemi të shmangim dhe të mos mendojmë.

Top Channel