Konkurrentja e Dancing With The Stars, Sara Hoxha ishte e ftuara e parë në “Më lër të flas” me binjakët Veshaj.
Një përplasje e vogël ndodhi mes blogeres me Romeos që kur ajo hyri në skenë.
Në fund u kuptua që gjithçka ishte një shaka e krijuar nga vetë Romeo.
Donaldi: E shikoni se sa pozitive është? Se ne lançuam një spot dhe të gjithë dhanë opinionet dhe ti dole një vajzë e çiltër.
Sara: Ishte gënjeshtër kjo?
Donald: Po ishte gënjeshtër.
Romeo: Jam dhe unë këtu.
Sara: Të bezdis naj çik?
Donald: Ai e ka humbur.
Romeo: Në fund të fundit ti njihesh vetëm prej Ledrit, unë kam një karrierë prej 10 vitesh që jam deri këtu, më bëre të jem i keq, unë nuk jam i keq.
Sara: Mos më detyro dhe ti të bëhem dhe unë e keqe okay?
Top Channel