Astrologu që parashikoi ‘11 Shtatorin’ dhe vdekjen e Princeshës Diana, thotë se ‘Anglia do të fitojë Kupën e Botës’ (fotot)

10/12/2022 17:46

Kanadezi Anthony Carr i cili pretendon se ka parashikuar me sukses një seri eventesh botërore, që prej tragjedisë së 11 Shtatorit deri te zgjedhja e një Pape gjerman, thotë se ka përdorur fuqitë e tij për të parashikuar se kombëtarja e Anglisë do të fitojë Kupën e Botës në Katar.

E përditshmja vendase Mirror thotë se Anthony Carr parashikon se finalja do të jetë Anglia kundër Argjentinës, në të cilën sulmuesi anglez  Harry Kane do të sjellë fitoren 2-0 ndaj skuadrës së Lionel Messi.

Ai thotë se parashikoi duelin kur pati një vegim të shpejtë të “luftës së ishullit Falklands” pranë Argjentinës — konflikti i vitit 1982 në të cilin marina britanike mundi forcat argjentinase për të rimarrë kontrollin e kolonisë së tyre pranë brigjeve argjentinase.

79-vjeçari thotë se ka arritur të parashikojë me saktësi disa evente të mëdha botërore që prej vdekjes së princeshës Diana, deri te zgjedhja e një pape gjerman.

Carr thotë se para se të parashikonte shpërthimet e 11 shtatorit në New York kishte njerëz një event “kataklizmik që do të ndodhte” dhe u kishte thënë njerëzve të kishin kujdes nga qielli.

Megjithse skuadra e vendit t tij Kanadaja nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, zoti Carr thotë se tani mbështet djemte e trajnerit Gareth Southgate.

Nëse Anglia kalon skuadrën e Kylian Mbappe sonte, ata do të përballen me fituesen e ndeshjes Portugali-Marok në gjysmë finale.

Carr thotë se kur ka qenë i vogël ka udhëtuar shumë pasi prindërit e tij ishin artistë cirku, por aftësitë e tij psikike e kanë ndihmuar të dalë nga varfëria.

Përveç parashikimeve të tij ai ka shijuar gjithashtu një karrierë muzikore, duke luajtur në saksofon përkrah këngëtarit të Stand By Me, Ben E. King.

FOTO GALERI
2/3
Ai shton se Harry Kane do të sjellë fitoren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA