30 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit dhe nuk ka asnjë humbje jete në vend.
Në 24 orët e fundit nga 426 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.
Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 10 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426
Testime totale 2,012,637
Raste pozitive 332,407
Raste të shëruara 328,630
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 127
Vlorë 17
Fier 12
Gjirokastër 8
Shkodër 5
Berat. 5
Durrës. 4
Lezhë. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1
Top Channel