Radhët e gjata në dyert e mjekëve janë një normalitet në Fier.
Mjafton një ditë pushimi siç ishte e enjtja për të bërë që një ditë më pas në poliklinikën e qytetit të dynden qindra të sëmurë.
Të sëmurë e të pamundur nga ana shëndetësore, përveçse radhës për disa orë duhet të presin mjekët, orari i të cilëve është i kufizuar.
Ndodh që disa prej tyre, të rikthehen në shtëpi pa bërë konsultimin me mjekun, apo marrë recetën. Historia e radhëve të gjata në Poliklinikën është një fenomen, që sa vjen e rëndohet në kurrize të shëndetit të qindra e qindra qytetarëve.
Në Fier mblidhen paciente nga zonat e Mallakastrës, Roskovecit, Patosit, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në këto zona.
Ata janë të detyruar të marrin shërbime vetëm në Fier.
Top Channel