Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 30 figurave të korruptuara politike, shkelësve të të drejtave të njeriut dhe autorë të përdhunimeve të lidhura me konfliktet në mbarë botën, përfshirë edhe serbë në veriun e Kosovës dhe në Serbi.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike theksohet se në mesin e të sanksionuarve janë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, një afarist i industrisë së ndërtimit i cili ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse si dhe Zvonko Veselinoviç, sipërmarrës i industrisë së ndërtimit në Kosovë që akuzat se ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore.

Në listën e sanksioneve është edhe “Slobodan Teshiç, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, që akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”. Teshic figuron edhe në listën e sanksioneve amerikane, e cila shënjestronte gjithashtu edhe Radojçiçin e Veselinoviçin.

“Këto sanksione tregojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, thuhet ne deklarate e zyrtareve britanike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën dhjetorin e vitit të kaluar sanksione ndaj dhjetëra personave dhe subjekteve në mbarë Europën, duke përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar që vepron kryesisht  në veriun e Kosovës,  i akuzuar përpos të tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetje financiare për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA