Sot në “Ftesë në 5’ me BIeta Sulon ishte e ftuar nutricionistja Diola Dosti dhe vajza e saj e madhe Bleza.

Ato treguan sesa të lidhura janë me njëra-tjetrën, duke e konsideruar marrëdhënien e tyre si dy shoqe të ngushta, jo vetëm nënë e bijë.

Diola pranoi se pas divorcit, vajzat janë bërë më xheloze dhe i duhet të marrë “leje” nga Bleza kur do dalë me dikë.

Po ashtu ajo tregoi se Bleza e bën gjithnjë për të qeshur dhe ky fundvit do jetë special për familjen e tyre.

Dosti tha e përlotur se më në fund do të bashkohet me të treja vajzat dhe do të jetojnë të katërta në Shqipëri pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Top Channel