Tjetër akuzë për Elon Musk/ Stafi i sanitarëve të Twitter trajtohen si ‘mbeturina’

09/12/2022 11:27

Sanitarët në selinë e Twitter-it në San Francisko thanë për BBC-së se janë pushuar nga puna pa pagesë ndërsa u ishte thënë se do të zëvendësoheshin me robotë.

Musk është nën hetim nëse ka shkelur ligjin e punës duke trajtuar keq stafin e tij, ndërsa një avokat tha se ai ka një histori të gjatë të shkeljes së ligjit për sa i përket kësaj çështjeje.

Një senator i shtetit të Kalifornisë tha se Musk po e trajtonte ish-stafin e tij “si mbeturina”.

“Në afat të shkurtër, do të doja ta shihja atë (Elon Musk) të trajtojë stafin e tij si qenie njerëzore dhe t’i kthejë ata në punë, jo t’i hedhë jashtë para Krishtlindjeve”, tha Scott Wiener.

Sanitarët organizuan një grevë në shenjë proteste me shqetësimin se nuk kanë para mjaftueshëm për të ushqyer familjen, pasi Musk i kishte pushuar menjeherë nga puna pa asnjë pagesë.

“Njerëzit punonin pa shqetësime. Tani kemi frikë,” tha njëri prej tyre për BBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA