Spitali pa mjekë/ Në Belsh, nuk ka as laborator mjekësor publik për 30 mijë banorë
08/12/2022 15:25
Në spitalin e Belshit mungojnë mjekët specialistë. Edhe pse duhet t’i shërbejë një popullsie prej 30 mijë banorësh ky spital ka vetëm mjekun e përgjithshëm dhe asnjë specialist.
Rrotull spitalit kanë mbirë laboratorë analizash në çdo cep, por ndërkohë vetë spitali nuk e ofron as këtë shërbim.
Dikur, spitali i Belshit kishte shërbimin e imazherisë dhe mjekun përkatës, tashmë edhe ky shërbim është hequr. Qytetarëve u duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit apo Tiranës për të marrë edhe shërbimin më të vogël shëndetësor. Madje në mungesë të mjekut gjinekolog dhe kontrollet e përmuajshme të shtatzënisë, gratë shtatzëna duhet t’i ndjekin në Elbasan apo Tiranë.
Top Channel