Njerëzit nuk duan më “Made in China”! Rënie drastike e eksporteve kineze

08/12/2022 14:01

Ndryshe nga sa ndodhi në fillesat e pandemisë, kur u duk se ajo po e përballonte ngërçin e krijuar më mirë se pjesa tjetër e botës, krizën e tanishme po e ndjen fort edhe ekonomia kineze, e cila ka shënuar rënien më të madhe të eksporteve në më shumë se dy vjet e gjysmë më parë.

Eksportet kineze janë tkurrur me 8.7 për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia doganore e vendit, e kjo përbën rënien më të ndjeshme që prej shkurtit 2020.

Importet kanë rënë madje edhe më shumë – ato ishin 10.6 për qind më të ulëta se në nëntor 2021. Kjo ishte jo vetëm rënia e dytë radhazi, por edhe më e madhja që nga maji 2020. Zyra Kombëtare e Statistikave në Kinë pranoi se kjo periudhë ka pasur efekte negative në prodhimin dhe aktivitetet e disa kompanive”. Prodhimi është ngadalësuar, ndërsa porositë kanë rënë.

Furnizuesit u ankuan për problemet e transportit dhe logjistikës. Kërkesa në tregjet brenda dhe jashtë vendit ka rënë për shkak të, ndër të tjera, recesioneve të pritshme dhe çmimeve të larta të energjisë. Eksportet pritet të bien edhe në tremujorët e ardhshëm, thonë ekonomistët. Inflacioni i lartë po zbeh dëshirën për të blerë dhe rrjedhimisht nevojën për mallra “Made in China”.

Për më tepër, tregtia globale është më e dobët për shkak se klientët e rëndësishëm të eksportuesve kampionë botërorë, si SHBA dhe Gjermania, vuajnë dhe vetë nga inflacioni i lartë, prandaj konsumatorët dhe kompanitë po shkurtojnë shpenzimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA