Pse njerëzit ftohen dhe i zë gripi më shumë në dimër? Shkencëtarët zbulojnë arsyen

08/12/2022 14:11

Shkencëtarët mund të kenë gjetur arsyen se përse na zë gripi më shumë në dimër duke ditur që ai merret nga mikrobet dhe me këtë arsye mund të sëmureshim më shumë në verë, ku ka edhe më shumë mikrobe.

Pra, pse njerëzit marrin më shumë ftohje, grip dhe tani Covid-19 kur jashtë është ftohtë?

Në një zbulim shkencor, shkencëtarët mund të kenë gjetur arsyen biologjike që ne sëmuremi më shumë në dimër. Rezulton se vetë ajri i ftohtë dëmton përgjigjen imune që ndodh në hundë.

“Kjo është hera e parë që kemi një shpjegim biologjik, molekular në lidhje me një faktor të përgjigjes sonë imune të lindur që duket se kufizohet nga temperaturat më të ftohta,” tha rinologia Dr. Zara Patel, një profesore e otolaringologjisë dhe kirurgjisë së kokës dhe qafës në Stanford.

Në fakt, ulja e temperaturës brenda hundës me më pak se 5 gradë Celsius vret gati 50% të miliarda qelizave që luftojnë viruset dhe bakteret në vrimat e hundës, sipas studimit të botuar të martën në The Journal of Allergy.

“Ajri i ftohtë është i lidhur me rritjen e infeksionit viral, sepse ju në thelb keni humbur gjysmën e imunitetit tuaj vetëm nga ajo rënie e vogël e temperaturës,” tha rinologu Dr. Benjamin Bleier, profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA