Conte nuk e fsheh aspak: E drejtë që unë të jem në listën e kandidatëve për stolin e Italisë. Në fund të vitit do takoj presidentin dhe… 07/04 00:50
Manchester United ishte ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin me sulmuesin 23-vjeçar të PSV-së, Gakpo.
Vetë sulmuesi holandez, që po spikat në “Katar 2022” me “Tulipanët”, nuk e përjashton transferimin te “Djajtë e Kuq”, që e kërkuan edhe në verë.
“Nuk kam dëgjuar ende asgjë nga Manchester United. Kur të vijnë, do të mendoj për këtë. Kërkoj ndihmën e Zotit në këto vendime.”
Gakpo ka qenë në formë të shkëlqyer për klubin dhe kombëtaren këtë vit. Ai është golashënuesi më i mirë i PSV-së. Gjithashtu ka realizuar tri herë në Kupën e Botës, duke ndihmuar Holandën që të shkojë në çerekfinale.
Top Channel