Përse filmuan kur po kalonin periudhë traumatike? Polemika të pafundme për dokumentarin e Harryt dhe Meghanit

08/12/2022 18:19

Traileri i dokumentarit të Harry-t dhe Meghan ka sjellë shumë polemika, në të cilën zbulohet se çfarë ndodh brenda dyerve të mbyllura të Pallatit Mbretëror.

Një gjë që është vënën re janë videot e xhiruara nga vetë çifti, tashmë i larguar nga postet mbretërore.

Ata kanë filmuar momentet e tyre më të vështira gjatë periudhës që jetonin në familjen mbretërore.

Ishte paranoja ajo që i bëri të filmonin veten në një kohë traumatike, apo  se më vonë ato do të kishin një vlerë monetare?

Pamjet tregojnë se si ndiheshin ata gjatë javëve të furishme të vitit 2020.

Media dhe familja mbretërore morën një goditje të drejtpërdrejtë, pas publikimit të pjesëve të shkurtra të dokumentarit në Netflix.

“Askush nuk e di të vërtetën e plotë. Ne e dimë të vërtetën e plotë. Institucioni e di të vërtetën e plotë dhe mediat e dinë të vërtetën e plotë sepse ata kanë qenë të përfshirë në të. Dhe unë mendoj se dikush tjetër në situatën time do të kishte bërë saktësisht të njëjtën gjë”, shpjegon Harry.

Episodi i dytë përmban gjithashtu një nga pretendimet më të rënda kundër familjes mbretërore, atë të racizmit.

“Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është se për sa i përket  familjes çdo gjë që ajo po kalonte, ata ishin përballur gjithashtu, kështu që ishte pothuajse si një rit kalimi. Disa nga anëtarët e familjes thanë, ‘gruaja ime duhej ta kalonte këtë, kështu që pse duhet të trajtohet ndryshe e dashura jote, pse duhet të marrësh një trajtim të veçantë, pse duhet të mbrohet? Dhe unë thashë, ndryshimi këtu është elementi“, shtoi më tej ai.

Një audiencë globale tashmë është gati për tre episodet që do të publikohen javën e ardhshme.

Top Channel