Portugalia vazhdon përgatitjet për takimin çerekfinal të Botërorit ndaj Marokut (10 dhjetor, 16:00). Kombëtarja e drejtuar nga Fernando Santos, kërkon t’i shkojë deri në fund Botërorit të Katarit.
Kupa e Botës nuk ka zbarkuar kurrë në Lisbonë, por Cristiano Ronaldo beson se ky është viti i duhur për të realizuar ëndrrën e madhe të tij, shokëve të skuadrës dhe mbi 10 milionë portugezëve.
Goleadori i kombëtares portugeze, ka postuar në rrjetet sociale një foto të skuadrës duke festuar një nga golat e suksesit 6-1 ndaj Zvicrës, ndërkohë që ka zgjedhur fjalë të veçanta për të karikuar ambientin përpara duelit kundër “Luanëve të Atlasit”.
“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë deri në fund për realizimin e ëndrrës! Besoni bashkë me ne! Forca, Portugali!”, shkruan kapiteni.
Top Channel