Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj.

Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Puntatën e nesërme do të jenë të ftuara, në pjesën e parë Sara Hoxha, e cila është partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula dhe gjithashtu një nga konkurrentët e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”.

Në pjesën e dytë do të jetë e ftuar blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është gjithashtu bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Kjo do të jetë një puntatë e veçantë, ku të dyja bukuroshet do të na zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre private dhe atë profesionale.

Javën e kaluar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ku na ka treguar më shumë rreth  karrierës muzikore, jetës personale dhe sigurisht pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”.  Në pjesën e dytë kanë qenë të ftuara aktoret, Eva Murati dhe Olta Beqiri, ku na kanë treguar më shumë gjëra të pazbuluara rreth tyre.

Top Channel