
23/02 22:38
Gjermania dështoi në Botërorin Katar 2022, me 4 herë kampionët e botës të cilët u eliminuan në fazën e grupeve.
Një rezultat i tillë, ka vendosur në dyshim të ardhmen e trajnerit Hansi Flick dhe pse ky i fundit nuk la përshtypjen se mund të tërhiqej nga ky post.
Tani “topi” kalon nga Federata Gjermane e Futbollit dhe mediet gjermane bëjnë me dije se Flick do të shkarkohet dhe vendin e tij do ta marrë Thomas Tuchel.
Ish-trajneri i Chelsea-t është i papunë nga 7 shtatori i këtij viti dhe në Gjermani janë të bindur se 49-vjeçari është gati të pranojë ofertën dhe të nisë një epokë të re.
Top Channel