​Diplomati finlandez: Nuk ka datë konkrete për miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO

08/12/2022 20:28

Kreu i diplomacisë finlandeze, Pekka Haavisto, tha sot se shumë çështje që lidhen me shqetësimet e Turqisë për terrorizmin, të përcaktuara në memorandumin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, janë sqaruar, por se data e ratifikimit nga Ankaraja ende nuk është përcaktuar.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kolegët amerikanë dhe suedezë në Uashington, Havisto tha se “ka mungesë të një date të qartë, një plani të qartë për Turqinë për t’u marrë me këtë çështje” dhe shtoi se Finlanda “shpreson që vendimi i Turqisë të vijë më shpejt dhe jo më vonë”.

Turqia mbetet e shqetësuar për aktivitetet e supozuara të grupeve militante kurde në Finlandë, e cila mbetet një pikë mosmarrëveshjeje midis dy vendeve në lidhje me miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Turqia, si anëtare e NATO-s, po vonon ratifikimin e aplikimeve finlandeze dhe suedeze për anëtarësim në Aleancë, gjoja sepse këto dy vende injorojnë kërcënimet nga militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron terroriste.

Në konferencën e sotme mes ministrave të mbrojtjes të Turqisë dhe Finlandës, ministri turk Hulusi Akar tha se Turqia pret që Helsinki të ndërmarrë “hapa konkretë” përpara se Ankaraja të miratojë anëtarësimin e Finlandës në Aleancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA