Vëllezërit Daljeet, Kamaljit e Ramneet Singh janë të tre rreth 50 cm të gjatë dhe sipas familjes së tyre ata nuk do të rriten më shumë ndërsa shpeshherë ngatërrohen me bebe.
Daljeet është në fakt 13 vjeç, Kamaljit, 11, dhe Ramneet Singh, 7 vjeç, ndërsa prindërit thonë se kushdo që i sheh i ngatërron me fëmijë dy ose tre vjeç.
Doktorët në Indi nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e gjatësisë së tyre të reduktuar, ndërsa i kanë thënë familjes nga krahina e Punxhab, se ka të bëjë me trurin e tyre.
Nëna e tyre që nuk donte të emërohej, tha: “Ne bëjmë të gjithë punën për ta, sa herë njerëzit i shohin tallen me to, por shumë i duan. Kemi shumë vështirësi për t’i çuar në vende të ndryshme”.
“Edhe për të marrë trajtimet mjekësore ne duhet t’i mbajmë në prehër prej gjatësise së tyre të vogël, ata nuk mund të ecin shumë dhe as të kurohen vetë”.
“Burri im është punëtor ndërtimi dhe prej mungesës së parave kemi shumë vështirësi për të trajtuar fëmijët”, thotë gruaja.
Më i vogli Ramneet, nuk qëndron dot në këmbë prej gjendjes së tij, thonë mediat lokale, dhe prej masës së tyre të vogël djemve u është mohuar vendi në shkollë.
Prindërit e tyre shpresojnë të ndërgjegjësojnë publikun për çështjen e fëmijëve, dhe të marrin përgjigje.
Gjendja e rrallë gjenetike ka bërë që nëntë nga 11 anëtarët e familjes të jenë xhuxhmaxhuxhë të tillë.
E përditshmja britanike The Mirror raporton për një tjetër familje që ka gjendjen e rrallë që është e ngjashme por jo tërësisht me nanizmin.
Fisi i Ram Raj Chauhan kishte më parë 21 njerëz – 18 prej të cilëve kishin gjendjen gjenetike të quajtur Akondroplazia që shkakton nanizëm të gjymtyrëve të shkurtër.
Ram Raj jeton tashmë me 10 anëtarë të familjes së tij në qytetin e Hyderabad, Indi.
Në fakt gjendja e tyre tërhoqi mjaft vëmendje, shumica e së cilës për arsye të gabuara. Njerëzit ishin kuriozë me ta, i tallnin dhe nuk i ndihmonin. Ata kanë gjithashtu dhimbje në gjymtyrë dhe nuk jetojnë shumë gjatë.
Top Channel