Sfidon Anglinë në çerekfinale, Giroud: Ndihem si një 20-vjeçar, nuk kam limite

07/12/2022 08:17

Olivier Giroud, ashtu si edhe në Kupën e Botës së vitit 2018, po rezulton një nga lojtarët më efikasë në kombëtaren e Francës.

Edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare, sulmuesi ia ka dalë të gjejë tre herë rrugën e rrjetës në Katar ndërsa me golin ndaj Polonisë u shndërrua edhe në futbollistin me më shumë gola në historinë e kombëtares, teksa falë 52 realizimeve la pas një legjendë si Thierry Henry.

Objektivi i radhës për Giroud është ndeshja çerekfinale ndaj Anglisë më datë 10 dhjetor ndërsa në konferencë për shtyp, lojtari që aktivizohet në radhët e Milanit, tha se ai ndjehet si një 20-vjeçar dhe se nuk i vendos limite vetes.

Ndjehem shumë mirë, vijoj të kem një nivel të kënaqshëm edhe pse 36-vjeç. Një herë më kanë thënë se të gjithë jemi si 20-vjeçarë, vetëm se diferencën e bën eksperienca.

Kështu, unë luaj si një 20-vjeçar dhe kam mentalitetin e një djaloshi. Kam shumë “uri” për të fituar dhe për të arritur objektivat. Trupi im duket se e përballon mirë dhe nuk kam asnjë lloj limiti, ajo që dua është t’i tregoj të rinjve që gjatë karrierës të kenë durim. Nëse mund të luaj përkrah tyre atëherë kjo është një privilegj për mua”, tha Giroud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA