Një 43-vjeçare në Fier e cila e kishte vënë në dispozicion për prostitucion lokalin e saj është arrestuar nga policia.

Në pranga ra Y.N.(XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier dhe u morën nën hetim për prostitucion edhe tre të tjerë, një vajzë 27 vjeçe dhe dy të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç.

Për 43-vjeçare, gjykata e Fierit ka lëshuar masën e arrestit me burg për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë, po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel