Një grup prej 28 personash janë arratisur nga avioni pasi ai bëri një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës në Spanjë, thonë autoritetet.
Urgjenca u shkaktua nga një grua shtatzënë që u shtir sikur ishte duke lindur në bordin e fluturimit Marok-Turqi.
Policia ka kapur gjysmën e të arratisurve, ku pesë u kthyen në avion ndërsa pjesa tjetër do të deportohet në Marok, përfshirë gruan, e cila pasi u dërgua në spital rezultoi se nuk ishte duke lindur.
Ajo është arrestuar me akuzën për çrregullim publik.
Kjo pason një incident të ngjashëm në nëntor të vitit të kaluar në Majorka, ku pasagjerët u hodhën nga avioni në fluturimin e së mërkurës Pegasus Airlines Kazablanca-Stamboll sapo u hapën dyert në ulje.
Vitet e fundit, dhjetëra mijëra emigrantë afrikanë janë përpjekur të kalojnë Mesdheun për në kontinentin spanjoll dhe Ishujt Balearik, ose Atlantikun për në Ishujt Kanarie.
Top Channel