Vrasësja seriale Aileen Wuornos qeshte e bisedonte lirshëm në një dokumentar të realizuar vetëm disa orë para ekzekutimit të saj.
Wuornos e cila ka punuar si prostitutë, vrau me armë e grabiti shtatë nga kilentet e saj në një periudhë 12 mujore në vitet 1989-1990.
Në gjyq ajo pretendonte se kishte vepruar për vetëmbrojtje por u shpall fajtore për gjashtë vrasje dhe u dënua me vdekje.
Gjatë burgosjes së saj para ekzekutimit, Wuornos realizoi dokumentarin e bazuar në ngjarje reale ‘Aileen: Jeta dhe vdekja e një vrasesje seriale’, nga producenti Nick Broomfield.
Broomfield e vizitoi atë në burgun e Florida pak para se të ekzekutohej me injeksion fatal.
Aty, Wuornos duket e qetë teksa përshëndet Broomfield dhe i thotë se sapo ka marrë një veshje të re ngjyrë portokalli, siç mbahet zakonisht nga të dënuarit me vdekje.
Kur pyetet se si është jeta në burg, ajo thotë: “Është OK. Por nganjëherë ke probleme me disa nga stafi që nuk të kanë qejf”.
Ajo tregonte më tej se nuk ngatërrohet shumë me të tjerë, madje ka lënë duhanin me qëllim që të qëndrojë vetëm në qeli.
E pyetur sesi i kalon ditët, e dënuara thotë: “Jam 24 orë në qeli, shikoj TV, lexoj Bibën, shkruaj letra … kur rri vetëm mendon shumë, përgatitesh, kthehesh prapa në kohë, kujtoj gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe përgatitem për vdekjen”.
Wuornos shtonte me shaka se nuk donte të shkonte në dhomën e ekzekutimit “me lot në sy” prandaj donte të ishte e fortë.
Para ekzekutimit të saj Wuornos refuzoi ofertën e vaktit të fundit të ngrënies dhe kërkoi vetëm një kafe, ndërsa kur u pyet për fjalët e fundit ajo tha: “Jam sikur po lundroj me një gur, por do të kthehem, me Jezusin, ose me anijen-mëmë”.
Vetë Broomfield, e cili e njohu mirë Wuornos gjatë realizimit të dokumentarit, fliste për gjendjen e saj shpirtërore në një intervistë në 2004.
Ai tregonte: “Mendoj se ka një zemërim që po merr formë brenda saj. Ajo ka punuar si prostitutë, ka pasur shumë episode të këqija në rrugë, dhe tashmë kjo zemëratë po derdhet nga brenda saj. Ishte një dhunë e pabesueshme, mënyra e saj e mbijetesës”.
“Mendoj se Aileen beson vërtet se ka vrarë për vetëmbrojtje. Dikush në atë gjendje psikotike nuk e kupton ndryshimin mes kërcënimit të jetës dhe një mosmarrëveshjeje të vogël”.
“Ajo menjëherë inatosej duke ulëritur me sa fuqi kishte dhe kjo besoj se bëri të ndodhnin ato gjëra, ndërsa kur nuk ishte në ato modelitete ekstreme, kishte një humanizëm të madh te ajo”.
Top Channel