E shtyrë prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE-ja e ka spostuar prej muajsh fokusin tek Ballkani Perëndimor dhe ka shtuar përpjekjet për ta afruar Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut e Kosovën me objektivin e bashkimit të tyre me bllokun europian.

Në të njëjtën kohë, Brukseli po përpiqet pllakosjen e rajonit nga një krizë e kostos së jetesës. Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, premtoi një Tiranë një paketë ndihme për energjinë, përmes të cilës, në një kohë kur është shtuar dhe frika e një rrtitjeje te influencës së Moskës, Brukseli synon edhe një herë të tregojë se i gjendet pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kohë vështirësish.

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë energjetike në këto kohë krize. Kemi miratuar gjithashtu paketën tjetër prej 5 milionë eurosh te cilat do të shkojnë direkt në infrastrukturë për energjinë e pastër, energjinë e të ardhmes. Këtu flasim për parqet fotovoltaike, interkonektoret e erës. Sot do përqendrohemi tek çështjet e biznesit, si dhe  progresin që kanë shënuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit. Jam e gëzuar që Bosnje Hercegovina po përparon pë marrjen e statusit kandidat. Është bukur që Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë hapur negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi varet vetëm nga përparimi që shënon vendi kandidat, jo nga vitet që zgjat procesi”- tha diplomatja Ursula Von Der Leyen.

Mesazhi i nënkuptuar qartë me këtë ndihmë të re ishte se kriza ekonomike dhe ajo e energjisë që shkaktoi lufta në Ukrainë, e ka bashkuar edhe më shumë Europën, dhe vetëm me unitet mund të kapërcehen ngërçet e çmimit të energjisë dhe ushqimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA