Sulmi ndaj Berishës, Curri në Top Story: Autori është mjekuar dhe lënë i lirë

06/12/2022 22:36

Analisti Arjan Curri pjesë e panelit në Top Story tha se autori që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës është mjekuar dhe më pas është lënë i lirë.

Curri: Ka një teori që njihet si sugjestionimi i turmave që në momentin që politika ashpërson gjuhën politike, të sëmurët, militantët apo ekstremistët vetëaktivizohen automatikisht, mjafton të ashpërsosh gjuhën dhe ata aktivizohen. Nuk e keni idenë që sa njerëz shoh unë që zihen edhe janë gati në zgripin e dhunës prej atyre që dëgjojnë, mund të ndodhë edhe të aktivizohen automatikisht, ata janë mina vetëaktivizuese që mjafton të dëgjojnë në media. Shoqëruesit e shoqërojnë deri në selinë e PD dhe policia nuk ekziston, jo vetën që nuk ishte por u la bosh sepse ishte nëpër kryqëzime.  Drejtori nxori një kartelë budallai dhe e dyta tha deputeti Berisha, Rama më shumë e vlerësoi Berishën se tha udhëheqësi I protestës, kurse drejtuesi i policisë thotë deputeti. Ai person është lënë i lirë, mund të dalë sërish në rrugë e të bëjë sërish të njëjtin dëm. Ai vetëm ka marrë mjekimin dhe është lënë i lirë më pas.

Ndërsa gazetari Aleksandër Çipa është shprehur se nuk i përjashton hamendësimet që kanë dalë në lidhje më këtë ngjarje.

Çipa: Nuk i përjashtoj as hamendësimet që kanë dalë, ka shumë mënyra për të verifikuar psikologjinë e individit.

Alizoti: Policia e bën akoma më politike protestën sepse nuk ndërhyri në atë moment. Policia po të jetë një institucion shtetëror dhe jo politik , ai i drejtohet Berishës si deputet. Policia ishte inekzistente, këto më japin shkas që të them se ishte politike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA