Analisti Mentor Nazarko, u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story se Kosova e ka pritur me entuziazëm samitin e sotëm, pasi për herë të parë Kosova ishte e barabartë me vendet e tjera.
Ai tha gjithashtu se protesta nuk ishte e ndërkombëtarizuar deri në momentin që nuk ndodhi incidenti me Berishën, pas atij momenti tubimi mori përmasa serioze.
Nazarko: Natyrisht Samiti u prit me entuziazëm edhe për shkak të formulës që Kosova ishte si e barabartë me vendet e tjera. Përfaqësimi i Osmanit ishte dinjitoz. Ngjarja që ndodhi nga ana tjetër ishte e trishtë në planin njerëzor e politik, e dhimbshme jo vetëm e trishtë. Protesta nuk ofronte pretekst për ndërkombëtarizim por me bashkimin e incidentit u ndërkombëtarizua, ishte një kartolinë e keqe nga Tirana në një ditë të tillë si e sotmja.
Alizoti: Çfarë mund t’i dëmtosh më Shqipërisë? Nuk cënohet asnjë shtet, Shqipëria është e cënuar prej rrënjësh kur një baba merr një fëmijë tre vjeç dhe largohet me gomone nga vendi. Shteti është elita e shoqërisë nuk mund ta ndërtojnë karagjozët. Unë shoh ministra që lexojnë edhe emrin e vet kur lexojnë. Nëse unë s’isha në protestë nuk domethënë se isha kundër Olaf Scholz, jam kundër politikës shqiptare.
Top Channel