Shqipëria për tetë orë, për herë të parë në historinë e saj, u shndërrua në kryeqytetin e Europës.

Siparin e mbërritjes të delegacioneve në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e hapi një Shqiptare.

Majlinda Bregu e cila drejton Këshillin Rajonal për Bashkëpunim dhe çojë përpara projektin e uljes së tarifave Roaming.

Zonja Bregu ia la radhën presidentes së Kosovës e cila e shfrytëzoi samitit për përcjellë lajmin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.

Alesandar Vuçiç president i Serbisë i cili ditët e fundit betohej se nuk do të merrte pjesë në samit u shfaq përpara Edi Ramës duke bashkëbiseduar për pak minuta e iu drejtuar sallës plenare.

Pasi kishe pritur më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve në Samit, kryeministri prodhoi një mori më të qeshura tek gazetarët kur u ul në gjunjë përpara kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel.

Presidenti Macron ishte ndër të fundit që mbërriti.

27 udhëheqësit e BE u ulën përballë 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor tregues i kthimit të vëmendjes europiane në këtë rajon. Palët kanë diskutuar mes tyre për temat e parapërgatitura.

Më pas liderët dolën sërish në sheshin Italia për foton familjare dhe për të ndjekur një program të shkurtër artistik.

Pas rreth 90 minuta me vonesë nga koha e parashikuar Charles Mishel, Ursula Vonder der Leyen dhe Edi Rama shpjeguan çfarë prodhoi ky samit.

“Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e vet për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor dhe konkretisht në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijësimi mbi të gjitha që këto ditë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa ka Ballkani Perëndimor për BE-së. Nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE-së, por është një gur themeli që tregon jo vetëm nëpërmjet pranisë, por edhe fakteve të tjera”, tha Edi Rama.

Top Channel