Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Vuçiç e nis me ankesa: Është shkelur integriteti territorial i Serbisë!

06/12/2022 09:47

Edhe pse besohet se në samit do të tentohet shmangia e temave delikate që mund të shkaktojnë përplasje sikurse është kokëfortësia e Beogradit për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, presidenti i saj Aleksandar Vuçiç i dha që përpara nisjes së samitit sinjalet se çfarë pozicioni ka ndërmend të mbajë në takim, ndërsa i pati disa ankesa.

Jemi të përkushtuar të dialogun dhe bisedimet e anëtarësimit, ishte mesazhi i tij, dhe mos harroni se jemi vend i pavarur e vendosim vetë për hapat që hedhim.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. Be kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen.

BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të Serbisë në ’99 dhe do ta Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE”.

Kreu i shtetit serb e komnfirmoi vetëm një ditë më parë pjesëmarrjen në samit. Ishte ai vetë që e vuri në dyshim udhëtimin drejt Tiranës në formë indinjate ndaj qëndrimeve, sic tha, të një zëdhënësi të Bashkimit Europian. Megjithatë, në fund reflektoi e ndërsa sërish tha se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte ndonjë përfitim nga shkuarja e tij në Tiranë, mospjesëmarrja nga ana tjetër sipas tij, do të sillte dëme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA