Reagimi i Capital T pas humbjes së Serbisë ndaj Zvicrës javën e kaluar, është për të mos u humbur

06/12/2022 22:56

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm.

Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Vetëm pak më parë Capital T ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij javën e kaluar, mbrëmjen kur Zvicra ka skualifikuar nga Botërori Serbinë.

E atë ditë Kapo ka festuar me fansat e tij, duke kënduar shqip në Zyrich dhe duke përshëndetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Para pak kohësh Kapo shijoi pushimet në Dubai dhe këtë na e ka treguar vetë artisti përmes fotove dhe videove në rrjete sociale. Këto postime sidomos fotoja e tij i veshur si sheik ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. Artisti arriti ta kthej vëmendjen pasi postoi një video teksa shëtit një tigër të bardhë. Diçka që askush prej reperave nuk e ka bërë më parë.

Top Channel