Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e fëmijëve tanë më e begatë brenda BE-së! Në 2027-ën të heqim shpenzimet e Roaming

06/12/2022 16:14

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të samitit BE-Ballkani Perëndimor theksoi se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e begatë brenda BE-së dhe kjo është bindja që i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.

Michel: Kam pak emocion që jam këtu, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë brenda BE-së, kjo bindje e përbashkët na bashkon këtë përafrim me Ballkanin Perëndimor. Të gjithë kemi detyrat tona, ka pritshmëri që reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit të avancojë. Për të përforcuar tregun e përbashkët është ideja e marrëveshjes roaming është një hap përpara samiti të Bordosë. Vitin e ardhshëm dhe 2027 të zvogëlojmë dhe heqim shpenzimet e roaming, një angazhim mes shtetasve dhe zhvillimin turistik të rajaont perëndimor, progrese janë zhvilluar për të përballuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, kjo lutë ka pasur pasoja të forta në fushën ekonomike dhe fushën e furnizimit me ushqime. Dua të kem disa fjalë për migracionin, kjo është një temë sfiduese, ne përballemi me këtë dhe rritjen e shifrave, ne e dimë që duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme sepse pati shumë respekt, shumë besim, jemi të kthjellët për momentin që jetojmë, ka momente shumë tronditëse, klimatike, kriza e covid, lufta që shkaktoi këto pasoja, të dimë në cilën shoqëri të jetojmë nesër. A duam një model tjetër zgjedhja është në dorën tonë, që të ndërtojmë një Bashkim Evropian që të jetë i jetueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA