Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit.

Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Projekti i saj i ri muzikor, i cili titullohet “Ma lujte”, është publikuar 1 muaj më parë e mesa duket Kida ka përfunduar edhe një tjetër këngë të re. Ama me anë të postimit të fundit në Instastory, ku ka publikuar një foto nga videoklipi i këngës ka shkruar “2023”, duke na lënë të kuptojmë se për këtë vit Kida nuk do të publikoj më projekte të reja muzikore dhe po punon për vitin e ardhshëm.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor. Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory.  Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.

Top Channel