Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrësveshjes së tarifave Roaming në Tiranë, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyer për njerëzit, bizneset dhe turizmin.
“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit”- shkroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në Twitter.
With today’s agreement, telecom operators will start lowering data roaming charges between the EU and the Western Balkans, starting next year.
This is good for business and tourism.
It is also a great way of bringing people closer together. pic.twitter.com/ChYncvFpxx
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 6, 2022
Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave. Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming që nga 1 tetori 2023. Tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.
Po ashtu, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen falenderoi kryeministrin Rama për mirëpritjen e samitit në Tiranë.
Dear @ediramaal, thank you for hosting us in Tirana for the EU-Western Balkans Summit
For the first time, our summit takes place in a Western Balkan country.
This sends a strong message about our unity and our enduring partnership. pic.twitter.com/1f7lswOzGH
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 6, 2022
Top Channel