Kirstie Alley, aktorja dy herë fituese e çmimit Emmy, e cila u bë e famshme me rolin e saj si Rebecca Howe në serialin komedik të NBC “Cheers”, ndërroi jetë ditën e kaluar nga kanceri në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e Alley u konfirmua përmes një deklarate nga fëmijët e saj.

Për të gjithë miqtë tanë, në mbarë botën… Me keqardhje ju informojmë se nëna jonë e mrekullueshme dhe e dashur ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin, të zbuluar vetëm së fundmi.

Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj dhe luftoi me forcë të madhe, duke na lënë me sigurinë e gëzimit të saj të pafund për të jetuar dhe çfarëdo aventure që na pret.

Sa ikonë ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe edhe më e mrekullueshme. Ne i jemi mirënjohës ekipit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e tyre.

Zjarri dhe pasioni i nënës sonë për jetën, fëmijët, nipërit dhe kafshët e saj të shumta, për të mos përmendur gëzimin e përjetshëm të krijimit, ishin të pashembullt dhe na lanë të frymëzuar për ta jetuar jetën në maksimum, ashtu si ajo. Ju falënderojmë për dashurinë dhe lutjet tuaja dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë.

Kirstie Louise Alley lindi në Wichita, Kansas në vitin 1951 dhe u transferua në Los Angeles në 1980, ku ishte një ‘interior designer’. Në vitin 1982, ajo filloi karrierën e saj filmike në “Star Trek II: Zemërimi i Khan”, të cilin e ndoqi shpejt me “Blind Date” dhe mini-serialin e 1985 “North and South”.

Dy vjet më vonë, ajo luajti përballë Mark Harmon në komedinë hit të Carl Reiner “Summer School”. Arritjet e mëdha të karrierës së Alley përfshinin gjithashtu “Veronica’s Closet” (1997-2000) të NBC-së, komedinë e 2005 Showtime “Fat Acttress” dhe rolin me John Travolta-n në tre filmat “Look Who’s Talking”, një trilogji që filloi në 1989 dhe ishin hite të mëdha për kohën.

Top Channel