Komisioneri Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi shprehet se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë më shumë nga marrëveshja e tarifave Roaming që u firmos sot në Tiranë.

“Operatorët kanë nënshkruar këtë deklaratë të sotshme, janë ata që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se nuk janë vetëm shumica, por do bëhen mes kësaj marrëveshje shumica dërrmuese. Qytetarët dhe bizneset do përfitojnë shumë. Që prej hapit të parë që dëshmuan dhe duhet të hedhim sytë. Hapi i parë ishte që rajoni i Ballkanit Perëndimor ra dakord të ulë tarifat brenda rajonit, kjo tregoi një prirje që do të çojë edhe më tej dhe do të shumëfishohet në raste të veçanta”.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu, në fjalën e saj, theksoi se kjo dita është për t’u shënuar pasi u nënshkrua një marrëveshje që qytetarët e rajonit e prisnin prej vitesh.

“Njerëzit na pyesnin gjithmonë se kur do të bëhet. Sot jam e lumtur që e nisim me lajmin e mirë se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi krah njëra tjetrës. Kjo ngjarje nuk do të realizohej pa kontributin e komisionerit Varhelyi. Ky është një proces me faza që do të zhvillohet hap pas hapi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA