“Estonia është mbështetëse e fortë që kandidatët e rinj të bëhen pjesë e BE”- këtë mesazh dha kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas në Tiranë, aty ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë që kandidatët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe për punën në luftën me Ukrainën. Na duhet të punojmë për paqen në rajon. Faleminderit!”- u shpreh Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor, marrëveshje e cila u nënshkrua pak më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA