
22/02 19:47
Mesfushori i skuadrës italiane, Genoa, Manolo Portanova është dënuar me gjashtë vite burg.
Manolo Portanova ishte i akuzuar për përdhunim të një 21 vjeçareje në qendër të qytetit të Sienas më datat 30-31 maj të vitit 2021.
Portanova është dënuar me gjashtë vite burg pasi u përfshi në përdhunimin e të resë.
Edhe xhaxhai i tij është dënuar me të njëjtat vite sikurse ai. Po ashtu, një i dyshuar i tretë u dërgua në një gjyq më vonë.
Portanova, një mesfushor sulmues 22-vjeçar nga Napoli, mohoi të kishte përdhunuar vajzën me tre burra të tjerë.
Top Channel