Formacionet zyrtare të Portugalisë dhe Zvicrës, ky është vendimi për Ronaldon

06/12/2022 19:29

Portugalia dhe Zvicra do të jenë dy skuadrat e fundit që do të luftojnë për ta siguruar biletën e fundit për një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Pasi e eliminuan Serbinë me paraqitje fantastike që bëri bujë të madhe, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të kenë mision për ta eliminuar edhe Portugalinë e kapitenit, Cristiano Ronaldo, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Lusail Iconic”, ndërsa fituesi në çerekfinale do të ballafaqohet me Kombëtaren e Marokut.

Xhaka dhe Shaqiri luajnë nga minuta e parë në formacionin e Zvicrës, ndërsa nga ana tjetër trajneri i Portugalisë ka vendosur që ndeshjen ta fillojë me Cristiano Ronaldon në bankën rezervë.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Portugalia (4-3-3): Costa; Guerreiro, Dias, Pepe, Dalot; Carvalho, Otavio, Bernardo Silva; Joao Felix, Ramos, Fernandes

Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Fernandes, Akanji, Schar, Rodriguez; Freuler, Xhaka; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA