Exclusive/ Zbardhet skeda, autori që goditi Berishën, me probleme të shëndetit mendor
06/12/2022 14:29
Gert Shehu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në protestë është person me probleme të shëndetit mendor.
Në skedën e tij mjekësore të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, përcaktohet se 31-vjeçari vuan nga një çregullim psikotik i papërcaktuar. Episodin e fundit e ka pasur me 10 gusht 2022 kur është paraqitur në urgjencën psikiatrike.
I riu është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.
Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.
Top Channel