Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha nga Tirana se ka një moment të rëndësishëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë të dyja palëve u është dorëzuar versioni i fundit i propozimit për një marrëveshje
“Versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Serbi dhe sot në Kosovë. Kosova dhe Serbia tani duhet të angazhohen në diskutime serioze sepse në këtë moment ekziston një mundësi e madhe”, tha Borell në Tiranë, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Po ashtu, Borrell tha se pasojat nga lufta në Ukrainë si dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, janë çështjet kryesore që do të shtrohen në tryezë. Borrell shtoi se sot do merren masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Samiti i parë me BE që ndodh këtu. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit, për ta mbështetur dhe përballur me pasojat e luftës. Do ti japim mbështetje financiare familjeve. Që prej sulmeve të parë kibernetike, kam ofruar mbështetjen, ekspertët tanë janë këtu. Do të ofrojmë mbështetje, 10 mln euro për ç’mininim në Bosnjë Hercegovinë. Migracioni po kështu do jetë një çështje e diskutimit. E rëndësishme është që të nisim të punojmë me shpejtësi. Është e padrejtë që Bullgaria nuk është pranuar si pjesëtare Shcengen-it”- tha Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Top Channel