Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Michel: Do të zhvillohet në zemër të rajonit! Tregon një evolucion të fortë

05/12/2022 16:39

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e quajti simbolik samitin mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, pasi sipas tij do të zhvillohet në zemër të rajonit.

Ai theksoi se ky samit tregon një evolucion të fortë të Shqipërisë sa i përket angazhimit.

“Samiti i nesërm BE- Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë për sa i përket angazhimit”, shkruan Michel në Twitter.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor pritet të jenë 44 delegacione, i cili do të nisë nesër nga ora 10:00.

Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.

Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.

E fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA