Në një votim publik me 318,956 vota , fjala e vitit 2022 është shpallur ‘globin mode’.
Sipas Oxford University Press, i cili boton Oxford English Dictionary, është një term zhargon i përdorur shpesh që përfaqëson një lloj sjelljeje si dembelizëm/përtesë, i plogësht pra dikush që refuzon normat ose pritshmëritë sociale.
Termi filloi të shfaqej në internet në vitin 2009, por u bë viral në fillim të këtij viti për shkak të një skandali fiktiv që përfshinte aktoren dhe modelen Julia Fox.
Ndërsa kufizimet Covid u lehtësuan, termi vazhdoi të rritet pasi njerëzit kuptuan se nuk donin të ktheheshin në mënyrën se si ishte jeta më parë. Shumë prej nesh mund të ndihen herë pas herë në këtë gjendje shkruan BBC.
Është hera e parë që zgjidhet fjala e vitit nga publiku.
“Ne shpresonim që publiku të kënaqej duke u futur në proces, por ky nivel i angazhimit me fushatën na kapi krejtësisht në befasi. Forca e përgjigjes thekson se sa i rëndësishëm është fjalori ynë për të kuptuar se kush jemi dhe për të përpunuar atë që po ndodh me botën përreth nesh”, tha Casper Grathëohl, president i Oxford Languages.
“Duke pasur parasysh vitin që sapo kemi përjetuar, ‘goblin mode’ rezonon me të gjithë ne që po ndihemi pak të mbingarkuar në këtë pikë. Është një lehtësim të pranojmë se nuk jemi gjithmonë vetja e idealizuar dhe e kuruar që inkurajohemi për t’u paraqitur në burimet tona në Instagram dhe TikTok.”
Vendi i dytë ishte ‘metaverse’ me 14,484 vota, e ndjekur nga ‘#IStandWith’ me 8,639 vota.
Fjala e vitit të kaluar ishte vax, duke i bërë jehonë interesit për vaksinat pas lëshimit të një vaksine kundër koronavirusit.
Top Channel