“Është një lojë e pistë”, publikohet traileri i dytë i dokumentarit “Harry dhe Meghan”: Nuk doja që historia të përsëritej

05/12/2022 17:21

Netflix ka publikuar një trailer të dytë për dokumentarët e rinj të princit Harry dhe Meghan Markle, “Harry & Meghan”, i cili tregon dukën duke folur për mënyrën se si ndryshuan qëndrimet ndaj tyre pas dasmës.

Harry ka folur për “dhimbjen dhe vuajtjen” e grave që bëhen pjesë e Familjes Mbretërore në një trailer të ri të dokumentarëve të tij dhe Meghanit,

Ai u shpreh se vetëm ai dhe gruaja e tij e dinë “të vërtetën e plotë” për historinë e tyre.

Netflix konfirmoi se shfaqja do të debutojë  këtë javë, pas marrëveshjes shumë milionëshe të Sussexes me gjigantin e transmetimit.

Klipi hapet me lajmet për fejesën dhe dasmën e Harry -t dhe Meghan -it, me dukën duke thënë: Është vërtet e vështirë të shikosh prapa tani dhe të thuash: Çfarë ka ndodhur?

Ai rrëfen gjatë gjithë kohës, duke iu drejtuar familjes mbretërore dhe mbulimit mediatik: “Ka një hierarki të familjes, e dini? Ka rrjedhje, është një lojë e pistë.

Në klip shfaqen edhe pamjet e nënës së tij, princeshës Diana.

“Dhimbja dhe vuajtja e grave që martohen në këtë institucion, kjo furi…”, thotë Harry. “Isha i tmerruar, nuk doja që historia të përsëritej.”

“Askush nuk e di të vërtetën e plotë. Ne e dimë të vërtetën e plotë”, shprehet ai gjatë klipit.

Top Channel