Elon Musk insiston se nuk ka mendime vetëvrasëse dhe nëse ‘vdes papritur’ nuk është faji i tij (fotot)

05/12/2022 16:23

Miliarderi Elon Musk ka thënë së fundmi se “gëzon shëndet të mirë mendor” dhe se nuk ka ndërmend të vrasë veten.

Miliarderi bëri dje një sesion “pyetje&përgjigje” në rrjetin e tij Twitter ku u sinkronizuan mijëra vetë, një prej të cilëve e pyeti nëse kishte mendime vetëvrasjeje.

Sipas rrjetit Business Insider, Musk ishte përgjigjur menjëherë duke thene: “Jo, nuk kam fare mendime vetëvrasjeje. Nëse mësoni se kam kryer vetëvrasje, të jeni të sigurt se nuk është e vërtetë”.

Kjo nuk është hera e parë që Musk përmend diçka të ngjashme, çka bëri që kritikët ta akuzojnë se “kërkon të tërheqë vëmendje te vetja”.

Në maj ai kishte publikuar një mesazh të çuditshëm që kishte shkaktuar shqetësim te ndjekësit.

“Nëse vdes në rrethana të mistershme, gëzohem që ju kam njohur”, shkruante themeluesi i kompanisë hapësinore SpaceX në rrjetet sociale.

Njerëzit nuk e kuptonin se çfarë donte të thoshte, madje dhe nëna e tij Maye Musk, i tërhoqi vëmendjen për shakanë.

“Kjo nuk më duket për të qeshur,” shkroi ajo poshtë komentit.

Por kjo do të thotë se megjithëse Musk mund të mos ndjehet vetëvrasës, ai shqetësohet për atë që të tjerët mund t’i bëjnë. Më herët ai është ankuar se ka marrë kërcënime dhe se vëmendja e publikut e ka bërë të shqetësohet për sigurinë personale.

“Nuk është e vështirë që dikush të të vrasë sot kështu që shpresoj të mos e bëjnë, por sigurisht mund të ketë rreziqe”.

Rrjeti The New York Times, shkruan se pas marrjes së kontrollit të rrjetit Twitter ia ka shkarkuar një pjesë të konsiderueshme të forcës punëtore ndërsa ka premtuar eliminim të censurës së përmbajtjes, që sipas tij ekzistonte më parë në rrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA