Sot zhvillohen dy takimet e radhës të raundit të 1/8-ve në Kupën e Botës. Në fillim zbresin në fushë nënkampionet e Kroacisë, të cilët duhet të kalojën pengesën Japoni. Një sfidë e komplikuar dhe tepër e vështirë për djemtë e Zlatko Dalic.
Përballë tyre do të jetë kombëtarja aziatike, që i surprizoi të gjithë duke dalë e para në një grup ndaj Spanjës dhe Gjermanisë. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Al Janoub Stadium”. Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra do të ndeshen në një Botëror.
Luka Modric po shijon Botërorin e katërt, që pritet të jetë edhe i fundit për mesfushorin fantastik. 37-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në Gjermani 2006 ndaj Japonisë. Pas 16 vitesh rigjen sërish japonezët përballë me misionin për të udhëhequr skuadrën e tij drejt çerekfinaleve.
Në darkë është radha e rekordmenëve të Kupës së Botës. Brazili do të përballet me Korenë e Jugut për herë të parë në një sfidë zyrtare. Kombëtarja “Seleçao” e nis si favoritë në “Stadium 974”, por koreanët e udhëhequr nga Son Heung-Min nuk kanë asgjë për të humbur dhe do tentojnë befasinë e madhe.
Tite i gëzohet rikuperimit të mbrojtësit Danilo, teksa në gjendje të mirë është edhe Neymar, por ylli i sulmit, i cili qëndron jashtë që prej dëmtimit të kaviljes në takimin e parë ndaj Serbisë, me shumë mundësi do e nisë ndeshjen nga stoli për të përfituar minuta gjatë zhvillimit të takimit.
Gabriel Jesus dhe Alex Telles e kanë mbyllur Botërorin si pasojë e dëmtimeve, ndërkohë që në sulmin e Brazilit ka balotazh midis Richarlison dhe Rodrygos. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përplasen mes tyre në çerekfinale.
Foco total nas oitavas de final! Começamos a nossa preparação para o jogo contra a Coreia do Sul
Segunda-feira contamos com a nossa torcida para dar mais um passo pela sexta ⭐️
📸 Leandro Lopes e Lesley Ribeiro/CBF TV pic.twitter.com/cECWecJss6
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) December 3, 2022
Top Channel