Shqiptarët po ngrohen me orare.

Për shkak të pamundësisë ekonomike, kursejnë duke e ndezur ngrohësen kryesisht në mbrëmje kur temperaturat janë edhe më të ulëta. Për ata që në fund të muajit të gjitha të ardhurat iu shkojnë për të paguar faturat, zgjidhje të vetme kanë mbështjelljen me batanije.

“Kursejmë po s’kemi çfarë të kursejmë, jemi fukarenj fare, rrimë gjithë ditën pa u ngrohur. Unë kam plakun 90 vjeç dhe e lë pa ngrohur”.

“Mezi e hap për tu ngrohur sepse dritat janë shumë shtrenjtë”.

“Më shumë mbështillemi me batanije se sa ngrohemi me thënë të drejtën aq na e mban xhepi”.

“E ndezim me orare në darkë”.

Ne ngrohemi me gaz. Zoti e bëftë mirë” – shprehen qytetarët.

Edhe blerjet e pajisjeve për tu ngrohur, këtë vit kanë qenë më të pakta, ku faktor kryesor mbetet rritja e çmimeve.

Përgjithësisht janë produkte e lira që ecin, të rrallë janë klientët që vijnë dhe marrin kondicioner. Këto elektriket shkojnë 2500 leke, 3000 lekë, 4000. Në shifra mund të jetë pak a shumë e njëjta gjë si vjet edhe për shkak të çmimeve që janë rritur çmimet, por si sasi pastaj ka rënie, blejnë më pak”- shprehet menaxheri Klejdi Vaja.

Të gjendur përpara këtyre vështirësive, i vetmi ngushëllim për qytetarët deri tani është moti, ku ndonëse jemi në stinën e dimrit temperaturat kanë qenë mesatare.

Top Channel