Arsyeja pse aktori Brendan Fraser u ‘përjashtua’ nga Hollywood për vite me radhë (fotot)

05/12/2022 16:57

Aktori amerikan Brendan Fraser mbushi dje 54 vjeç dhe po rikthehet me një film te ri, ndersa është mjaft i pëlqyer për filmat e tij klasikë të Hollywood në fund të viteve 90-të dhe fillim të viteve 2000.

Disa nga paraqitjet e tij më të njohura janë në filmin “Mumja” apo “Xhorxhi i xhunglës”, por megjithëse ka luajtur role të vogla e të izoluara, aktori duket se ishte zhdukur nga vëmendja.

Fansat e tij të shqetësuar kërkuan informacione dhe Fraser pranoi se kjo nuk ishte për faj të tij por sepse ishte mënjanuar nga producentët.

Në vitin 2018, Fraser foli për abuzimet që kishte pësuar, dhe përse ndjehej “i përjashtuar” nga Haollywood.

Aktori tha asokohe se ishte viktimë e abuzimit seksual në  në Hollywood, duke deklaruar se ishte sulmuar seksualisht nga kreu i Shoqatës së shtypit të Hollywood, Philip Berk, diçka që ky i fundit ka mohuar.

Në intervistën me revistën GQ në 2018, Fraser tha se ishte abuzuar nga Berk gjatë qëndrimit në  Beverly Hills Hotel in 2003.

Ai asokohe kishte thënë: “Ai nisi të më prekte dhe u ndjeva sëmurë, i dhunuar. Sigurisht që jam ende i frikësuar, prandaj kisha nevojë ta flisja këtë ngjarje, edhe në të kaluarën e kam ndaluar veten shumë herë që ta bëja”.

Në një prononcim për akuzat e Fraser, Berk ka thënë: “Karriera e tij nuk u reduktua për fajin tonë.”

Por megjithë këtë, Fraser pretendon se është përjashtuar nga kasta e drejtuesve pas akuzave të abuzimit seksual. Por tashmë ai po rikthehet me një film të ri që publikohet vitin që vjen.

Në filmin e tij të ri “Balena” ai luan një burrë mbipeshë që përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me të bijën pasi e kishte braktisur. Filmi publikohet në shkurt.

FOTO GALERI
1/3
Fraser ne filmin "Mumja"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA