Armë, panik dhe 300 mijë £ dëme! Zbulohet shkaku pse Sterling u rikthye në Angli

05/12/2022 09:56

Raheem Sterling mungoi në takimin Angli-Senegal. Sulmuesi i Chelsea braktisi Katarin për t’u rikthyer në Londër për shkak të problemeve familjare sipas raportimit të Federatës Angleze të Futbollit, ndërkohë që është mësuar shkaku i rikthimit të tij në Angli.

Shtypi britanik zbulon se të shtunën në mbrëmje familjarët e 27-vjeçarit janë përballur me momente frike dhe tmerri! Disa hajdutë të armatosur janë futur për të vjedhur në shtëpinë e tij, duke kërcënuar me armë gruan dhe tre fëmijët, ndërkohë që kanë marrë disa ora me vlerë 300 mijë £ në total.

Me të marrë vesh lajmin, sulmuesi nuk është menduar dy herë dhe ka vendosur të fluturojë drejt Anglisë për t’i qëndruar afër të dashurve të tij. Rreth kësaj ngjarje ka folur edhe Gareth Southgate, i cili u shpreh:

Nuk e di nëse do të rikthehet këtu, është familja në mes dhe unë nuk dua t’i ushtroj presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja vjen e para”, u shpreh trajneri i “Tre Luanëve” pas triumfit 3-0 ndaj Senegalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA