Del Boske mbush 75-vjeç dhe tashmë zbulon sekretin e menaxhimit të një skuadre futbolli të suksesshme… 23/12 18:30
Është zhvilluar sot java e 16-të në Maqedoninë e Veriut, kampionat që po dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kryesuese iu fal golit me kokë të Darko Ilieskit në pjesën e dytë për të thyer 1-0 Akademija Pandev.

Të parët kaluan miqtë në avantazh falë golit të kolumbianit Herrera, por Shkupi përmbysi gjithçka nëpërmjet realizimeve të Freddy Alvarez, Kristijan Trapanovskit dhe Pepi Gorgiev. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për “Shvercerat”.
Feston edhe Shkëndija, që ngjitet në kuotën e 28 pikëve. Kuqezinjtë nga Tetova dolën me tri pikë nga transferta me Makedonija GP. Dygolëshi i Ljupche Doriev dhe goli i kapitenit Ferhan Hasani rikthyen Shkëndijën te fitorja pas katër javëve pa pikë të plota.

Top Channel