Edi Rama thotë se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nuk do të jetë të martën në samitin BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të mbahet në Tiranë.
Sanchez nuk do të vijë në Tiranë pasi në 6 dhjetor, Spanja feston ditën e Kushtetutës.
“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, tha Rama në komunikim virtual me ndjekësit këtë të diel.
Në takimin BE-Ballkani Perëndimor nuk do të marrë pjesë as presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Arsyeja e zemëratës së tij lidhet me emërimin e kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës. “Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, deklaroi kreu i shtetit disa ditë më parë.
Top Channel